Po digjen malet e Hasit

Zjarr i madh ka kapluar bjeshkën që gjendet në mes të fshatrave Gollozhup dhe Zhur të Hasit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për lajmi.net se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe, por zjarrfikëset janë vënë në terren.

“Po është e vërtetë që një zjarr i madh ka përfshirë bjeshkën që gjendet në mes të fshatrave Gallozhup dhe Zhur”, ka thënë Berisha.

Ai më tutje ka theksuar edhe një problem që po hasin zjarrfikëset për lokalizimin e këtij zjarri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

“Terreni është i papërshtatshëm, gjë që e pamundëson qasjen me automjete të madha të, kështu që vetëm zjarrfikës këmbësorë janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin”, ka thënë Berisha.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit