-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Suharekë: Ende ka shpresë për kandidatin e refuzuar për mësimdhënës

Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim çështjen e Blerim Bajramit që kishte paditur Komunën e Suharekës për mospranim në punë.

Gjykata e Apelit prishi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit-Dega në Suharekë, e cila kishte refuzuar padinë e Blerim Bajramit lidhur me padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në një konkurs për një vend pune në Shkollën e Mesme Profesionale në Shirokë të Suharekës.

Kolegji i Apelit ktheu në rigjykim çështjen e Bajramit, pasi konsideroi shkelje procedurale gjatë gjykimit të shkallës së parë.

Apeli kërkoi nga gjykata themelore që të marrë parasysh propozimet e paditësit për dëgjimin e anëtarëve tjerë të komisionit intervistues dhe të miratojë propozimin për shikimin e procesverbalit të intervistës së kandidatëve.

Sot u mbajt seanca e parë e rigjykimit, ndërsa në të Blerim Bajrami kërkoi nga gjykata që të vërtetojë padinë e tij dhe të anulohet konkursi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës për lëndët e juridikut në shkollën profesionale në Shirokë.

Avokati i komunës, Selajdin Gallopeni kërkoi që padia e Bajramit të hedhet poshtë nga gjykata.

Gallopeni tregoi në gjykatë se nuk ekziston procesverbali i intervistave të kandidatëve, shqyrtimin e së cilit e kishte kërkuar Gjykata e Apelit.

“Jemi deklaruar me datë 08.01.2015 këtu në gjykatë, duke pohuar se nuk ekziston një procesverbal i tillë,” sqaroi Gallopeni.

Por gjyqtari Shaban Zeqiraj, duke vepruar sipas kërkesave të Apelit, aprovoi kërkesën e paditësit për dëgjimin si dëshmitarë të dy anëtarëve tjerë të komisionit intervistues, ndërsa obligoi Komunën e Suharekës që të sjellë në gjykatë procesverbalin e të intervistuarve për vendin e punës ku konkurroi Blerim Bajrami.

Vetë Bajrami deklaroi se pret të vendoset këtë herë në favor të tij.

“Gjykata themelore ka refuzuar padinë, por unë kam parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rivendosje dhe shpresoj që tanimë do të vendoset ne favor timin,” tha Bajrami.

Bajrami për pozitën në të cilën konkurroi kishte hyrë edhe në listën e ngushtë, por nuk ishte pranuar, pasi sipas komisionit, kushtet i kishte plotësuar kundërkandidatja e tij që ishte me kualifikim të njëjtë.

Seanca e ardhshme e këtij gjykimi u caktua më 3 nëntor.

KALLXO.com e ndoqi edhe më herët këtë gjykim

Më Shumë

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i...

Lajmet e Fundit