1.7 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Triumfi i “sulltanit”

Partia e Erdoganit mori gati 50 për qind të votave në zgjedhjet e pardjeshme duke fituar mazhorancën absolute. Kjo i lejon atij që të qeverisë i vetëm dhe të ketë fuqinë që të ndryshojë kushtetutën e vendit. Opozita u ndal në 25 për qind të votave duke mos krijuar në asnjë moment shqetësim për Erdoganin. Pas pesë muajsh krize politike 54 milionë turq vendosën që Erdogan të drejtojë vendin.

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pasi në 7 qershor AKP, partia e Erdoganit humbi mazhorancën absolute për herë të parë që prej 2002-ës. Tratativat për një qeveri koalicioni dështuan dhe u vendos të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Përshkallëzimi i dhunës në vend dhe kriza fqinje siriane shtuan rëndësinë e zgjedhjeve dhe të ardhmes së vendit, transmeton Zëri.

“Falë Zotit sot fitoi kombi ynë”, tha kryeministri Davutoglu. Nga 258 deputetë që kishte në qershor Erdogan tashmë do të ketë plot 315 deputetë në parlament. Më shumë se sa i duhen pasi mazhoranca absolute arrihet me 276 deputetë. Ai mund të qeverisë i vetëm dhe të ndryshojë kushtetutën duke vënë gjithçka në duart e tij. Një ndër qëllimet e Erdoganit është edhe projekti i tij presidencial. Ai dëshiron të zgjerojë pushtetin e tij dhe falë votave të marra dje mund ta bëjë pa asnjë problem.

Harta e zgjedhjeve e ndau vendin në tre pjesë. Në bregun e Egjeut fituan republikanët e CHP-së, në Anatoli dhe Detin e Zi fitoi bindshëm AKP e Erdogan-it, ndërsa në juglindje të vendit fituan filokurdët e HDP-së. Në fund të votimit, kurdët dolën në shesh për të festuar duke lëshuar gurë kundër policisë dhe duke bllokuar një prej rrugëve kryesore të qytetit Diarbakir. Partia pro-kurde pati një rritje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit, por duket se Erdogan nuk trembet aspak nga ta. Me fitoren e mazhorancës absolute ai mund të bëjë gjithçka, dhe do të bëjë gjithçka. /Zëri/

Më Shumë

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

KQZ- Numërohen mbi 12% të votave, prin LVV me 46%, PDK 19%, LDK 13%, AAK 7%

Janë numëruar 12.4% të votave, sipas KQZ-së. Sipas rezultateve, LVV ka 46.18% të votave. PDK-ja ka 19.73%, LDK-ja 13.36%. Ndërkaq AAK-ja 7.49% të votave Marketing https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/pagese-me-keste-shiten-4-banesa-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit