Tupeci i halleve të shumta

Mehmet Çoçaj: Shumica e banorëve merren me zanatin e bukëpjekësit

Kryetari i fshatit shprehet se një mori kërkesash i ka paraqitur para organeve komunale dhe janë në pritje që ato të merren parasysh

Fshati Tpec aktualisht i ka 83 shtëpi dhe ajo që e brengos këtë fshat vazhdon të mbetet ende infrastruktura e papërfunduar. Kryetari i fshatit, Mehmet Çoçaj, u shpreh për gazetën se ankesat e fshatit i ka paraqitur para organeve komunale.

“Janë tri kërkesa primare. Ende nuk ka asnjë llambë të ndriçimit publik, e që shumë i duhet këtij fshati, sepse janë mbi 30 shtëpi që nuk kanë banorë të përhershëm dhe ndriçimi publik është mbrojte për këto shtëpi. Kanalizimi ka mbetur i përgjysmuar, sepse janë një numër i konsideruar i shtëpive të Tupecit që s’kanë mundur të kyçen në këtë kanalizim. Kurse kërkesa e tretë është se kemi disa rrugica që kanë mbetur pa u shtruar me kubëza. Kjo na krijon moskuptim ndër veti”, pohon ai.

Numër i vogël i nxënësve

Çoçaj shprehet për tradita të lashta të hasjanëve, edhe pse Tupeci gjeografikisht nuk i përket Hasit, por është i banuar me hasjanë. Ai shprehet se Tupeci gjeografikisht është këtej Drinit të Bardhë dhe i përket Përdrinisë. Sipas tij, fshati ka katër klasa të nxënësve në ciklin e ulët, për shkak të numrit të vogël në nxënësve këtu nga klasa e parë deri në të pestën janë klasë të kombinuara. Shton se pjesa tjetër shkon në shkollën e fshatit Gjonaj. “Tupecasit profesion të vetëm pothuajse e kanë zanatin e bukëpjekësit”, tregon Çoçaj, duke shtuar se me këtë mbiemër janë pothuajse 90 për qind e fshatarëve. Kryetari i fshatit thotë se problem e kanë edhe emërtimin e rrugëve, duke thënë se kanë dërguar./kosova sot/

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit