Prizren: Aktakuzë ndaj 15 personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: A.Rr., V.H., V.H., S.H., H.H., E.Rr., V.J., B.B., I.H., A.I., V.H., M.P., A.H., F.H. dhe L.G., për veprën penale: “Kontrabandimi me migrante”.

Sipas aktakuzës të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje si anëtarë të grupit kriminal, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare nga hyrja e paligjshme e shtetaseve të Republikës së Kosovës në shtetet tjera, ku nuk janë banorë të përhershëm, duke i rekrutuar dhe transportuar personat e interesuar për migrim dhe duke iu mundësuar që të kalojnë kufijtë shtetërorë dhe të hyjnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për hyrje në ato shtete.

“Gjithashtu, të pandehurit V.H., V.H. dhe M.P., kanë mbajtur në pronësi dhe posedim, armë ose pjesë të armës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët, të cilat, janë gjetur nga Policia E Kosovës gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se  këta tre të pandehur përveç veprës së lartcekur penale, secili veç e veç, ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit