10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Refugjatët iranianë në Maqedoni nisin grevë urie, qepin gojën me penj e gjilpëra

Një grup i refugjatëve iranianë i kanë qepur gojët e tyre dhe kanë filluar grevën e urisë përgjatë kufirit greko-maqedonas.

Në kohën kur qindra refugjatë të lindjes janë ngujuar në kufirin greko-maqedonas, pasi që Maqedonia nuk po i lejon të hyjnë në këtë vend as edhe për tranzit, një grup refugjatësh nga Irani kanë gjetur mënyrën për të protestuar, transmeton Gazeta Express, shkrimin nga Independent.

Ata kanë qepur gojët e tyre me penj e gjilpëra dhe kësisoj kanë filluar grevën e urisë, në shenjë proteste për shkak të politikave të emigracionit që u ashpërsuan pas sulmeve terroriste në Paris, e që po i bllokojnë të gjithë emigrantët nga Siria, Iraku e Afganistani.

Iranianët, marokenët e pakistanezët janë ndër qindra refugjatët që po qëndrojnë përballë kordonëve të policisë dhe po provojnë t’i bllokojnë linjat e trenit ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Maqedoni-Refugjatet iraniane1

Së paku gjashtë iranianë kanë qepur gojët e tyre dhe kanë shkruar në fytyrë e trup fjalët “Iran” dhe “freedom – liri”.

Njëri nga refugjatët që i është bashkuar grevës së urisë, inxhinier elektrin, 34 vjeçar me emrin Hamid ka thënë se dëshiron të shkojë në cfarëdo vendi ku mund të jetë i lirë. “Nuk mund të kthehem. Do të më varin”, ka shtuar ai.

Gjendja e refugjatëve është renduar me kontrollet e ashpra që po u bëhen nëpër kufij pas sulmeve terroriste që kreu ISIS’i në Paris ku mbetën të vrarë 127 persona. Njëri nga sulmuesit ishte identifikuar që ka hyrë në Francë si refugjat./Gazeta Express

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Lajmet e Fundit