21.8 C
Prizren
E enjte, 24 Korrik, 2025

Putin: Na tradhtuan. Erdogan: Nuk kërkoj falje

Rrëzimi i avionit rus nga Turqia ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga shteti turk që të dënojë fajtorët.

“Deri tani ne nuk kemi dëgjuar nga liderët politikë turq që të kërkojnë falje për ngjarjen e ndodhur dhe për më tepër që të çojnë para drejtësisë fajtorët”, ka pohuar ai.

Gjithashtu, Putin ka deklaruar se kjo tradhti e Turqisë, si aleat në luftën kundër terrorizmit është e pashpjegueshme.

“Janë të pashpjegueshme arsyet që çuan në tradhtinë e një vendi, i cili konsiderohej aleat në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Putin, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku një avion rus u rrëzua nga autoritetet ushtarake turke.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Rusia në drejtim të shtetit të tij. Sipas Erdogan, shteti rus shpif kur thotë se Turqia blen naftë nga ISIS.

“Mendoj se nëse është një palë që duhet të kërkojë falje, nuk jemi ne. Duhet të kërkojë falje kush ka dhunuar ka shkelur hapësirën tonë ajrore, – ka shtuar presidenti turk në një intervistë për CNN. – Pilotët dhe forcat tona të armatosua kanë bërë thjesht detyrën e tyre”.

Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur në Ankara ai u shpreh: “Turp! Ata që pretendojnë se ne blejmë naftë nga ISIS duhet të vërtetojnë, në të kundërt nuk janë gjë tjetër veçse shpifës”.

Ai ka akuzuar se ISIS, naftën që nxjerr ia shet Bashar Al-Assad. “Nëse ka një pikë ku duhet të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të ISIS-it, duhet të jetë regjimi i Assadit”, ka thënë ai.

Ushtria turke qëlloi mbi avionin rus ditën e martë, duke sjellë një krisje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Më Shumë

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që...

Bota e boksit përballet sot me një moment elektrizues: Parashikohet fituesi i mega-duelit, Usyk – Dubois

Përballja mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley, përpara mbi...

Lajmet e Fundit