Rugova pranon ta ketë vrarë gruan e tij

Një person nga Brooklyn, SHBA, që kishte vrarë gruan e tij për shkak të dyshimit për tradhti – pak orë para se të hapte një piceri me emrin e tij – ka pranuar fajësinë në Gjykatën Supreme të Brooklynit të hënën.

Hasan “Sammy” Rugova ka pranuar para gjykatësit John Ingram se e ka therur për vdekje bashkëshorten e tij, Gyltene Rugova, nga xhelozia majin e vitit 2014.

Për shkak se pranoi vrasjen, akuza e Rugovës u ul nga Vrasja e shkallës 2 në Vrasje pa paramendim të shkallës 1, dhe do të shërbejë 18 vjet në burg për vrasje.

Rugova, 54-vjeç, i ka ngulur thikën disa herë në qafë dhe gjoks gruas së tij në dhomë të ndejës në apartamentin e tyre në Bay Ridge pasi i kishte kërkuar shkurorëzim, kanë thënë autoritetet, raporton “NewYorkPost”. Më pas ai ktheu thikën kah vetja dhe u vetëther në përpjekje për t’u vetëvrarë. Kur djali i tyre, asokohe 14 vjeç, Ibrahimi, deshi t’ia merrte thikën, ai ishte prerë në parakrah, transmeton Koha.net.

Urdhri i Gjykatës përfshin edhe mbrojtje për katër fëmijët e çiftit, të cilët Rugova nuk lejohet t’i takojë deri më 20 maj të vitit 2045 – që do të jetë edhe 31 vjetori i vdekjes së nënës së tyre.

Rugova, që thuhet se është nga Shqipëria, ka shtetësinë e Amerikës tash e 15 vjet dhe nuk pritet të deportohet kur të nis vuajtjen e dënimit më 9 dhjetor.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit