“Streets of Surrender”, kënga e U2 që i dedikohet Parisit

Rok grupi U2 i dedikon këngën e re qytetit të Parisit, pas sulmeve të fundit terroriste që lanë atje 130 persona të vdekur, raporton BBC.

Para koncertit në Francë, këngëtari Bono zbuloi se kënga e tyre e re, e titulluar “Streets of Surrender”, i dedikohet kryeqytetit francez dhe flet për Parisin si për një qytet të lirisë që i ka rrugët plotë me krenari dhe dashuri.

Grupi kishte planifikuar të performonte në Paris vetëm disa ditë pas sulmeve por koncertet u anuluan dhe pas pauzës ata mbajtën koncertin e parë mbrëmjen e së dielës, më 6 dhjetor.

“Ne qëndrojmë së bashku me familjet e të vrarëve në Paris”, tha Bono, ndërkohë që emrat e viktimave paraqiteshin në një ekran të madh në AccorHotels Arena.

Koncerti e radhës në këtë qytet U2 do ta mbajë sonte, më 7 dhjetor.

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit