19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

S’ka dialog Pozitë-Opozitë as pas festave

Pushimi dimëror i Kuvendit të Kosovës nuk pritet të shfrytëzohet pozitivisht nga taborët politikë, pozitë e opozitë, për dalje nga kriza parlamentare. Edhe sesioni pranveror mund të nisë me gaz lotsjellës, dhe përplasje ndërmjet opozitës që po këmbëngulë në tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e fundit, dhe mazhorancës që po e majorizon opozitën.

Tri partitë opozitare “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, liderët e të cilave një herë refuzuan thirrjen e kryeministrit Isa Mustafa për dialog, janë skeptike se ky pushim i Kuvendit do të shfrytëzohet për dialog mes palëve për të gjetur një zgjidhje.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk besojnë në një dialog mes pozitës dhe opozitës gjatë kësaj kohe.

Sipas tij, është në përgjegjësi të pozitës për t’i ftuar në dialog opozitën, por nuk kanë shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj kohe.

“Nuk pres që të ketë dialog gjatë këtij pushimi të Kuvendit të Kosovës. Sepse ne nuk kemi mundur të merremi vesh në kohen kur liderët janë takuar në kohë pune, e lëre tash në kohë pushimi. Ne kemi pak shpresa që pozita do të merret me këtë punë, sepse ata duhet të iniciojnë dialogun”, ka thënë Nitaj. /Zëri

Më Shumë

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

Mamusha nënshkruan marrëveshje prej 400 mijë eurosh me MMPHI-në për asfaltimin e rrugëve

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjeje mirëbesimi me zëvendësministrin e MMPHI-së, Hysen Durmishi për një projekt kapital...

Lajmet e Fundit