15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Postet e shumëfishta mbahen të uzurpuara nga pushtetarët

Zvarritet projektligji për konfliktin e interesit, Qeveria e ka kapur Kuvendin

Qeveria e Kosovës, me ndërhyrjen e dytë të pashpjegueshme për opinionin, ka penguar Kuvendin edhe në sesionin vjeshtor për miratimin e Ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, që ishte gati të përfundojë në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, por edhe asokohe u bllokua nga ana e Qeverisë.

Historia e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit në fuqi, me qëllim të ashpërsimit të kritereve dhe parandalimin e mbajtjes dhe ushtrimit të dy tre e katër apo 5 vende pune nga zyrtarët e lartë publikë, zanafillën e ka që nga mandati i kaluar i Qeverisë ‘Thaçi 2’. U ndërpre në procedurë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, u riprocedua në Qeverinë ‘Thaçi- Mustafa’ dhe u përgatit për miratim në sesionin pranveror të këtij vit. Tërheqja e tij nga leximi i dytë ndodhi pikërisht në ditën kur deputetët prisnin votimin formal, në seancën e 6 majit. Faza e re e tregimit për plotësim dhe ndryshim të këtij ligji ka filluar në sesionin vjeshtor, por edhe tani Qeveria ka përdorur të njëjtin skenar.

“Çdo zyrtar i lartë qeveritar merr minimum nga katërpesë paga, por ka prej tyre që marrin edhe nga dhjetë paga. Me gjithë ato vende pune që kanë, e që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, ku asnjërën nuk e kryejnë, por vetëm marrin paga, këta zyrtarë zhvatës ua zënë vendin mijëra të papunëve! Qëllimisht për herë të dytë është bërë tërheqja e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit nga Qeveria e Kosovës, që do ta quaja skandaloze dhe turp nga ana e Qeverisë”, u shpreh analisti Faik Krasniqi. /Kosova Sot

Më Shumë

Pasi mori urim nga Eto’o, Muriqi: Nuk e prisja, jam i lumtur dhe krenar

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, të mërkurën, ka pranuar urimet nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o për rekordin e vendosur për gola të shënuar në...

“Dita e Plisit” merr mbështetje – nismë për ruajtjen e traditës në Prizren

Iniciativa për organizimin e “Ditës së Plisit” në Prizren ka marrë mbështetje institucionale, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e traditave kombëtare. Kryetari...

Lajmet e Fundit