Korrupsioni në EULEX, neglizhohen hetimet

Institucionet ndërkombëtare vazhdimisht kanë kritikuar institucione vendore për nivel të lartë të korrupsionit dhe mos raportim të tij.

Kurse për EULEX janë duke u zhvilluar hetime nga Task-Forca, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, e themeluar vitin e kaluar për korrupsion dhe keqpërdorime por deri më tani nuk ka një raport se deri ku kanë mbërritur këto hetimi.

Ekrem Lutfiu, Zëdhënës në Këshillin Prokurorial të Kosovës ka thënë se lidhur me këtë çështje nuk mund të japim asnjë të dhënë pasi që jemi në fazën e hetimeve. Ai po ashtu nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të mund që të shihen rezultatet e para të punës së kësaj Task-Force.

As në EULEX nuk komentojnë se deri kur kanë arritur hetimet për këtë çështje. Dragana Nikoliç Solomon zëvendës shefe e zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në EULEX, ka thënë për Tribuna Cahnnel, përmes postës elektronike se hetimet penale janë duke vazhduar edhe më tej, dhe misioni nuk mund të komentojë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar.? /Tribuna Channel

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit