3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Drejtësia e dështuar ia zgjati jetën EULEX-it

EULEX-kosoveRezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në fund të muajit korrik për fillimin e projektit praktik nga Ekzekutivi në marrjen e përgjegjësive të plota nga EULEX-i në sektorët kyç të sistemit të drejtësisë e ka shtyrë Ekzekutivin që pa vonesë të deklarohet për hartimin e projektit konkret të fillimit të shuarjes së këtij misioni deri në vitin 2014.

Pavarësisht rezultateve të pakta të EULEX-it në misionin e tij, ka opinione të fuqishme që ky mision nuk mund të largohet aq lehtë nga Kosova, sepse do të duhet edhe shumë kohë që të luajë rol mbështes, ose së paku mbikëqyrës dhe këshillues për ndërtimin e një sistemi më funksional në drejtësinë e Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se në këtë temë politika kosovare duhet të jetë shumë e sinqertë, ta njohë realitetin që ka brenda dhe të mos merret me tema të konsumit ditor vetëm për përfitime afatshkurtra.

Ai tha se të gjithë e duan pavarësinë e institucioneve të shtetit nga ndikimi i mekanizmave ndërkombëtarë, por ky duhet të jetë një proces normal, krahas funksionalizimit të tyre profesional dhe ta pandikuar nga grupet politike të interesit, apo ato kriminale, shkruan “Kosova Sot”.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ky subjekt politik e ka mbështetur nismën e këtij projekti për çështje shumë parimore, por, sipas trendit aktual, që po shkon me ndikimin politik në drejtësi, shtyllën kryesore të shtetit, atëherë vazhdimi i jetëgjatësisë së EULEX-it është akoma i nevojshëm dhe një proces i pashmangshëm për ta pastruar rrugën e integrimit në BE.

“Pikërisht ndikimi i politikës në gjyqësor dhe në siguri e krijon mundësinë që EULEX-i edhe më tutje ta vazhdojë mandatin e tij në Kosovë. Po të ishin më efikase këto institucione që kemi, që të veprojnë dhe të jenë vërtet të pavarura, atëherë ne nuk do të kishim nevojë as për EULEX-in, e as për mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, por do të kishte nevojë vetëm për integrim nëpërmjet krijimit të besimit të plotë në institucionet tona vendore”, tha Isufi.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Lajmet e Fundit