3.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Haxhi Avdyli i thurë elozhe Isa Mustafës

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, në takimin e fundvitit, për herë të parë, është parë duke i thurë elozhe liderit të partisë, Isa Mustafës. Ai ka lavdëruar Mustafën, për punën që ka bërë si kryeministër i Kosovës.

“Gjatë këtij viti edhe pse në rrethana shpeshherë të krijuar në mënyrë artificiale për probleme të caktuar,keni arritur suksese të shumta si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e integrimit të  Kosovës në strukturat evropiane”, i ka thënë Avdyli,Mustafës.

“Thirrja e Mustafës për dialog, shpresojmë se do t’ia lëshon vendin dhunës dhe sabotimit që kanë ndodhë gjatë viti 2015”.

Haxhi Avdyli këtë elozhe, e ka bërë pas dorëzimit të peticionit tek Isa Mustafa, për shkarkimin e tij nga disa delegatë dhe anëtar të Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.

Ndërkaq, kryetarët e nëndegëve dhe delegatët e LDK-së në Prizren, ditë më parë kanë dorëzuar kërkesën e tyre, tek Isa Mustafa, për shkarkimin e kryetarit të Degës, Haxhi Avdylit. Kërkesa është dorëzuar edhe në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë dhe Prizren.

“Duke pas parasysh gjendjen e keqësuar të LDK-së në Prizren, e cila ka ardhë si rezultat i keqmenaxhimit të Kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, ne përfaqësuesit e nëndegëve dhe delegatet e kuvendit të VIII-të të LDK-së, Dega në Prizren, pas konsultimeve të shumta me anëtarësinë e LDK-së, në Prizren, vendosëm të marrim iniciativë të mbështetur në normat statutare në mënyrë që të ndërrojmë për të mirë ketë gjendje në Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren”, thuhet në shkresën e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të LDK-së në Prizren, dërguar Isa Mustafës.

Pavarësisht lavdërimeve të Haxhi Avdylit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nuk e ka garantuar  për zgjidhjen e problemeve. Ai ka thënë se dëshiron vetëm që kjo degë të jetë e fortë.

“Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të degës. Dëshirojmë që ajo të jetë e fortë dhe të ketë raporte të shëndosha dhe zgjidhjet e problemeve të bëhen në suaza të anëtarësisë”, ka thënë ai.

Isa Mustafa ka injoruar Degën e LDK-së në Prizren, pas votimit për Vjosa Osmanin, që kryetari Haxhi Avdyli kishte bërë në Kuvendin Zgjedhor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kjo është gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri në Prizren

Tre fëmijët që u shpëtuan nga zjarri që kaploi një shtëpi banimi në Prizren, tani janë në gjendje stabile. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, në...

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Akademikut, njëherësh ish-kryetarit të Kuvendnit të Kosovës, Nexhat Daci, sot me nderime shtetërore, ju dha lamtumira e fundit, në varrezat e kryeqytetit në Arbëri. Në...

Lajmet e Fundit