7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

44 tekste për çmimin “Katarina Josipi”

KatarinaJosipi-aktoreFituesit e konkursit për dramën shqipe “Katarina Josipi” për këtë vit do të ndahen më 9 nëntor të këtij viti, në ditëlindjen e “Katarina Josipit”. Janë 44 tekste të autorëve të ndryshëm që deri më tani janë dërguar në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Së shpejti, ministri i Kulturës së Kosovës do të nënshkruajë rregulloren për ndarjen e çmimeve, gjë që do ti hapë rrugën për themelimin e jurisë, e cila do të vlerësojë tekstet konkurruese.

Drejtori Artistik i TKK-së, Emin Emini, në një prononcim për mediat e Kosovës ka thënë se çmimet do të ndahen më 9 nëntor, në ditëlindjen e Katarinës. “Këtë vit në garë për tri çmimet e para të këtij konkursi janë 44 tekste dramatike, të cilat do të vlerësohen nga një juri prej 5 vetash që po punojnë për ti verifikuar tekstet që garojnë, nëse janë apo jo pajtim me kriteret e konkursit”, ka thënë Emini, raporton Koha. Konkursi i dramës shqipe “Katarina Josipi” është i hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë që shkruajnë dramë.

Disa nga rregullat bazë të këtij konkursi janë: dramat në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta; do të merren në shqyrtim dramat e të gjitha zhanreve; dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren fare në shqyrtim; dramat duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000, të mos jenë vënë në skenë ndonjëherë të mos jenë botuar. Dramat dorëzohen në tri kopje.

Faqja e parë duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin e autorit, adresën e autorit dhe mënyrën e kontaktimit me të, të dhëna për dramën: kur është shkruar, një sinopsis dhe mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi 2013”. Duhet të dërgohen në adresë të Teatrit Kombëtar të Kosovës (Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi Nëna Terezë, nr.21, 10000 – Prishtinë, Kosovë). Tri dramat më të mira vlerësohen me tri çmime.

Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për t’u inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në TKK. Tri dramat fituese botohen në një edicion special. Konkursi i dramës kombëtare që organizon Teatri Kombëtar i Kosovës mban emrin e një aktoreje të shquar, Katarina Josipi (1923- 1969).

Është një nga themelueset e dramës dhe teatrit shqip në Kosovë, përkrah Antoneta Karahasanit, Matej Serreqit, Shemsi Zherkës, Shaban Gashit e shumë amatorëve të tjerë. Në vitin 1948, ajo bëhet pjesë e Teatrit të Prishtinës, femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Në këtë skenë ajo aktroi për 21 vjet, personazhe nga repertori kombëtar dhe botëror i teatrit.

Më Shumë

Superliga mbyll fazën vjeshtore, vëmendja te derbi lokal në Suharekë

Sot përfundon faza vjeshtore e Superligës me dy ndeshje kryesore. Në Suharekë zhvillohet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës, me fillim në ora 13:00. Në...

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Lajmet e Fundit