3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Rriqrave po i vjen fundi!

Rriqrat6-21Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga ethet hemorragjike të quajtura “krime kongo”, e të cilat shkaktohen nga pickimi i rriqrave vazhdojnë të jenë të shtruar pesë pacientë.

Mjeku Salih Ahmeti, ka potencuar për Kosovapress se gjendja e tyre për momentin është nën kontroll dhe se nuk janë në rrezik për jetën.

Krahasuar me ditët e kaluara Ahmeti pohon se tashmë ka filluar të normalizohet gjendja. Sipas tij, po që se nuk ndodh diçka e papritur, fundi i gushtit do të jetë edhe fundi i këtij sezoni sa i përket kësaj sëmundjeje.

Ndërkaq, edhe zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kanë bërë të ditur se gjatë muajit gusht kanë angazhuar të gjitha mekanizmat, duke filluar nga Ministria Shëndetësisë, ajo e bujqësisë dhe kompanitë që merren me dezinfektimin e hapësirave, në mënyrë që ky muaj të kalojë pa viktima eventuale.

Ata apelojnë tek qytetarët që të shtojnë masat preventive, në mnëyrë që t’i ikin kontaktit me rriqrat, duke mbuluar pjesët e trupit gjatë punës nëpër fusha.

Marrë në përgjithësi vitet e pasluftës, ky vit ka qenë më fatali sa i përket vdekjeve nga ethet hemorragjike “krime kongo”, me gjithsej nëntë jetë të humbura. Vitin e kaluar nga po kjo sëmundje humbën jetën dy persona.

Të dhënat e para për sëmundjen e etheve hemorragjike apo “krime kongo”, në Kosovë, datojnë që nga vitit 1954, vit kur janë konfirmuar tri raste të vdekjeve. Nga viti 1954 deri më 1989 nuk ka të dhëna për këtë sëmundje. Ndërsa, nga viti 1889 është shfaqur në mënyrë permanente me shpërthime epidemike të herëpashershme, sidomos në vitin 1991, 1995, 2001 dhe 2005, kanë deklaruar infektologët kosovarë.

Më Shumë

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit