Kur Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi shkonin në shtëpinë e Fatmir Limajt

Hashim Thaçi, së bashku me Jakup Krasniqin dhe Adem Grabovcin në shtëpinë e Fatmir Limajt në Banjë të Malishevës. Bashk me ta është edhe Sabri Fejzullahu. Në shtëpi afër Thaçit është i ulur një fëmijë . Në qoshe të kanapesë, në foto duket profili i Ismail Sylës.

A mund ta imagjinojë dikush sot këtë përbërje në një vend?
Fotografia e siguruar nga portali ONLINE është e vitit 2003 dhe flet për vizitën e lidershipit të PDK-së së asaj kohe në vizitë në familjen e Fatmir Limajt kur ai ishte i burgosur në Hagë.

Fëmija afër Thaçit është Durimi, djali i Fatmir Limajt, i cili tani më është burr i martuar. Atëherë të gjithë këta burra ishin në një parti. Këngëtari Sabri Fejzullahu ishte atë kohë deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Tani Hashim Thaçi vazhdon të mbetet në krye të PDK-së, ndërkaq Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj kanë formuar subjekt të ri politik, Nismën për Kosovën. Miqtë e deridjeshëm dhe bashkpartiakët janë shndërruar në rival politik. Adem Grabovci ka mbetur në PDK, bile është “transformuar” në njëfar “shefi të shefave”. E Sabri Fejzullahu e ka braktisur politikën. Durimi sigurisht që mbështetë babain e tij në politikë por nuk ka marr ndonjë funskion në parti.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit