17.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Penda pa leje që është bërë makth i banorëve të Mirushës (Foto)

Liqeni artificial i Mirushës është bërë rrezik për qytetarët e Mirushës dhe fshatrave përreth. I ndërtuar ne kohën kur në Malishevë qeveriste PDK-ja e udhëhequr nga Isni Kilaj, projekti ishte arsyetuar se gjoja do të ndërtohet një hidrocentral i vogël për prodhim të energjisë elektrike. Mirëpo që nga atëherë liqeni nuk është shfrytëzuar për asgjë tjetër përveç peshkimit.

Projekti ishte ndërtuar nga një kompani private, e cila sipas disa informatave kishte marrë si vlerë 2 hektar tokë në Fushën e Begut, por si duket as punimet nuk kanë qenë cilësore.

Në vërshimet e fundit përveç dëmeve që ju shkaktuan banorëve të fshatit Mirushë, dhe bllokimit të urës në rrugën kryesore Kijevë-Malishevë, si dhe urës së fshatit Gurbardh, i’u shkaktuan edhe shumë dëme pendës me çrast ajo ka rrezikuar të shembet, duke rrezikuar jetën pothuajse 90% të banorëve të fshatit

Mirushë, si dhe fshatrave tjera poshtë Mirushës, pasi sasia e ujit të akumuluar është shumë e madhe.

Pendën e dëmtuar nga vërshimet ditë më parë e ka vizituar Kryetari i Komunës Ragip Begaj bashkë me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, për tu informuar për dëmet nga vërshimet, me çrast kryetari ka kërkuar nga Ministri që të ndihmohet nga qeveria.

Mirëpo sipas burimeve të MalishevaPress brenda Ministrisë, ndihma me e qeverisë rreth dëmtimit të pendës është e pamundur pasi sipas tyre penda është ndërtuar pa u pajisur me leje të organeve mjedisore.

Ankthin më të madh pas gjithë këtyre problemeve vazhdojnë ta kenë banorët e fshatit Mirushë, të cilët janë në rrezik sa herë që ka reshje shiu dhe vërshime pasi penda ndodhet sipër fahatit. Për këtë arsye organet kompetente duhet të ndërhyjnë sa më shpejt në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi. /Malishevapress

mal2.

Më Shumë

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

KBI Prizren mban mbledhjen e rregullt me imamët, diskutohet puna si dhe sfidat në terren

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka mbajtur mbledhjen e rregullt me imamët e Komunës së Prizrenit. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Këshillit...

Lajmet e Fundit