34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Banorët e Restelicës ende të frikësuar nga ortekët

Para katër viteve në fshatin Restelicë të Dragashit, një ortek kishte goditur fshatin, ku të vdekur kishin mbetur 10 persona dhe 25 shtëpi të rrënuara.

Atë kohë 5-vjeçarja Amsera Reka, ishte gjetur e gjallë nën masat e borës, duke shpëtuar me vetëm disa fraktura në gjymtyrët të trupit.

Për transmetuesin publik, banori Restelicës, Hikmet Xhinxho tha se këtë vit fatmirësisht dimri ka ardhur më vonë, dhe banorët kanë pasur kohë të bëjnë përgatitjet e duhura.

Por banori tjetër, Velit Haxhisin, tha se edhe pse janë përgatitur, ata frikësohen nga ortekët e borës.

“Frika ende ekziston te qytetarët dhe tash shumica janë duke banuar në fshatin e vjetër dhe jo atje ku ka ndodhurorteku. Premtimet që na u patëm dhënë atë kohë nga institucionet, nuk janë realizuar duke e veçuar presidenten”, tha Haxhisin.

Ndërsa, Sami Maga, poashtu banor i Restelicës, thotë se është përgatitur për ndonjë goditje të rastësishme nga natyra, por, sipas tij “ ajo që vie nga Zoti është e pandalshme

Më Shumë

Apel për kursim të ujit në Rahovec: Rrezikohet furnizimi për shkak të keqpërdorimeve

Komuna e Rahovecit ka bërë një thirrje publike për vetëdije dhe kujdes kolektiv në përdorimin e ujit të pijshëm, duke paralajmëruar për rrezikun e...

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

Lajmet e Fundit