25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Dy prokurorë për krime të luftës (Video)

Dy prokurorë janë caktuar që nga janari i këtij viti në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të hetuar krimet e luftës, edhe pse ishte paraparë që të rekrutoheshin tre prokurorë.

Reshat Millaku, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale ka thënë për Tribuna Channel përmes postës elektronike se dy prokurorët e caktuar do të punojnë në lëndët që kanë qenë në punë para janarit të këtij viti por edhe me të gjitha lëndët e reja u janë dhënë në punë.

Millaku nuk ka dashur që t’i bëjë publik emrat e prokurorëve.

Procesi i përzgjedhjes është zvarritur që nga viti i kaluar me arsyetimin se prokurorët nuk kanë shprehur dëshirën për t’u marrë me krimet e luftës, ndonëse është përmendur edhe numri i vogël i prokurorëve.

Por ndryshe thuhet në Raportin e deputeti spanjoll, Augustin Conde që paraqiti në Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës më 28 janar.

Në këtë raport përmendet se në vitin 2014, grupi i gjyqtarëve të EULEX-it publikoi një letër të hapur ku shprehu pikëpamjen se gjyqtarët e Kosovës nuk do të jenë në gjendje për t’i trajtuar në mënyrë efektive rastet e nivelit të lartë dhe rastet e ndjeshme të krimeve të luftës.

“Një nga arsyet e supozuara ishte se ata mund të ndikohen nga disa politikanë të nivelit të lartë, të cilët mbështesin publikisht ish- bashkëluftëtarët e akuzuar për krime lufte, duke shprehur solidaritetin me ta”, thuhet më tej në raport.

Rastet e krimeve të luftës që deri më tani janë trajtuar kryesisht nga prokurorë ndërkombëtarë të misionit EULEX. Por në dhjetorin e vitit të kaluar 30 raste janë transferuar nga EULEX te prokurorët vendorë.

Më Shumë

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Më 28 Nëntor, për Muranën e Kastriotit/ Protestë masive në Prizren

Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka ftuar të gjithë shqiptarët nga trojet shqiptare dhe diaspora që të marrin pjesë në demonstratën...

Lajmet e Fundit