18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ja si u shkarkua nga puna për bindjet politike!

Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” trajtoi problemin e shkarkimeve dhe emërimeve politike. Si ndikojnë zgjedhjet në emërimet dhe shkarkimin e punonjësve të administratës, hera-herës edhe pa jua komunikuar zyrtarisht.

Gazetarja e “Fiks Fare” shkoi në Rubik në familjen e zonjës Dava Kola. Ajo kërkoi ndihmën e emisionit për një padrejtësi që pretendon se i është bërë me vendin e saj të punës.

“Unë kam mbi 30 vite pune në shtet, duke punuar si përgjegjëse e një çerdheje në Rubik. Jam shkarkuar nga ky pozicion më 15 gusht 2015 me urdhër të administratores së njësisë bashkiake Rubik, e cila ma tha gojarisht se unë nuk do të jem më përgjegjëse, por do të më kalonte si kujdestare çerdheje. Unë mendoj se arsyeja është politike. Ne kemi marrë pjesë në votimet e fundit, por ajo më ka akuzuar se nuk ka votuar për Partinë Socialiste. Unë vazhdova të mbaja pozicionin që kisha më parë dhe i kërkova zonjës të ma sjellë me shkrim lëvizjen time nga ai pozicion. Por, më pas më erdhi letra, por jo për zhvendosje, por për shkarkim nga puna. Unë tashmë jam e papunë”, shprehet zonja Dava Kola.

Pas kësaj që tha zonja Dava Kola gazetarja e “Fiks Fare” mori edhe një regjistrim audio, të bërë në zyrën e zonjës Flora Jushi, administratore e njësisë bashkiake Rubik.

Bisedë në zyrën e administratores Flora Jushi

Dava Kola: Kam qenë përgjegjëse e sot s’do jem…

Flora Jushi: Unë jam këtu me ba punën e shtetit…

Dava Kola: Po, si keni marrë super xhiro?

Flora Jushi: Atëherë, detyrat e punonjësve të çerdhes….ja detyrat, meqenëse e doshe jo ashtu si ishte në dritare…po mua më erdhi turp me e bë shumë zyrtare.

Dava Kola: Jo.

Flora Jushi: Një, e kemi shkru përgjegjse…tashti, unë do përgjigjem more dikund.

Dava Kola: Po, dakord.

Flora Jushi: Ashtu…Ky pozicion, jo Flora, se mund të mos jem unë këtu…Mbroj veten unë.

Dava Kola: Jo s’kam punë me ty.

Flora Jushi: Nuk më kuptove, unë do të mbrojë veten…

Dava Kola: Unë desha sqarim zyrtar prej teje.

Flora Jushi: Ti mos mban me fol…po a e din si asht e keqja? Flora nuk ka dasht me lef…sepse hajde ta normojmë, po e normojmë aty s’ka vend…po ka qenë o Dav…A e di si ka qene? Për të hek Davën qafe…je tu m’kuptu?

Dava Kola: Si pa kuptim asht.

Flora Jushi: A të lutem…po ka qenë pa kuptim pra.

Dava Kola: Po t’i a je t’u mpas frikë mu?

Flora Jushi: Jo, unë jo.

Flora Jushi: Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra…tashti… dhe në fund fare, që unë nuk e kam prit p[rej teje, po prit moj ta tregoj si ka qenë. Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu simjet… a kujton se unë e di që kalamajtë s’kanë ardh me votu? Do hap listat 99% nuk ka votu.

Dava Kola:Po, ka votu.

Flora Jushi: S’ka ardh. Unë jam ma socialiste se ty. Unë hala skam shku kund me than.

Dava Kola: Të tjerët shtojnë, unë s’di gja…

Zonja Flora Jushi edhe për gazetaren e “Fiks Fare” u shpreh se Dava Kola është kujdestare edhe pse në dokumente ajo është përgjegjëse e çerdhes. Ndërsa për shkarkimin e saj, administratorja ka thënë se ajo braktiste punën. Flora Jushi shprehet se kurrë nuk i ka pyetur punonjëset e çerdhes për përkatësitë e tyre politike edhe pse në regjistrim ajo i thotë Dava Kolës se djemtë e saj nuk kanë votuar. /Top Channel

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit