Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

Kuvendi përballë një sfide të fortë. I dyshuari për krime, kandidat për president të Kosovës.Nëse deputetët votojnë për Hashim Thaçin, vendi do të hyjë në një cikël të paparashikueshëm tensionesh dhe përkeqësim imazhi

Zgjedhja eventuale e kreut të PDK-së dhe aktualisht zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës në pozitën e presidentit, duke qenë një figurë politike tepër e degraduar dhe e izoluar nga faktori ndërkombëtar, që u dëshmua edhe në një vit e gjysmë të drejtimit të Ministrisë së Jashtme, nga analistët politikë po cilësohet si një nga veprimet më të dëmshme që mund të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës.

Kjo frikë vjen e bëhet edhe më e arsyeshme nga fakti se pas skandalit të publikuar rreth lidhjeve të Hashim Thaçit me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, tani edhe shumica e medieve të ndryshme ndërkombëtare po merren me Hashim Thaçin, duke e akuzuar atë se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, dhe krime të tjera serioze të rrjetit kriminal ndërkombëtar, akuza të cilat u raportuan së fundi edhe nga agjencia gjermane e lajmeve DPA. Thaçi, gjithashtu, po akuzohet si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë, në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë, shkruan Kosova Sot.

Analisti politik Isa Mulaj, thotë se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit.

“Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë”, tha Mulaj. /Kosova Sot

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit