23.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Thaçi po akuzohet për likuidimin e Ahmet Krasniqit

Majori i UÇK-së Nazif Ramabaja e ka akuzuar Hashim Thaçin për përqarjen e UÇK-së si dhe për krime gjatë luftës. Madje, ai thotë se Thaçi lidhet edhe më kërcënime për vrasje gjatë luftës, drejtuar sidomos ndaj kolonel Ahmet Krasniqit.

“Duke biseduar me kolonel Ahmet Krasniqin, komandant Tahir Zemaj dhe Hashim Thaçi nëpërmes telefonit satelitor, duke ia kujtuar Thaçit bisedën që e kanë zhvilluar në Tiranë dhe se oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë një komandë, së cilës i përgjigjen. Pas kësaj Hashim Thaçi i thotë ministrit Ahmet Krasniqit me një ton kërcënues: “Shumë shpejt do ta kryej misionin me ty”. Pastaj pason mbyllja e telefonit nga ana e tyre, duke ju drejtuar Tahir Zemajt drejtpërsëdrejti nga ana e Thaçit. Hashim Thaçi: “Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua!”, thotë në deklaratën e tij, Ramabaja duke folur për këtë takim me Thaçin gjatë luftës.

Sipas Ramabajës gjatë luftës kishte pasur edhe tentime për likuidimin e Tahir Zemajt. Ramabaja flet po ashtu edhe për takimin e katërt me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, transmeton Zëri.info

Ai thotë se këtë takim kishte shkuar i shoqëruar nga dy oficerë të tjerë (Fadil Hadergjonaj, Musa Gjakova ) dhe se në takim mungonte Tahir Zemaj, “ sepse kishim marrë informacione se diçka e keqe ishte duke u përgatitur dhe mua më autorizoi që t’i kryesoj ato bisedime në emër të tij”, thotë Ramabaja.

Ramabaja thotë se ekzistojnë dhe 1000 arsye tjera pse Thaçi s’duhet të figurojë si kandidat e assesi të votohet për kryetar të Shtetit. “Prandaj, vendimi do të jetë i deputetëve të Kuvendit të zgjedhur nga vota e popullit, të cilët duhet të rezonojnë, të vlerësojnë dhe të votojnë në mënyrë autonome, të pavarur dhe me këtë do ta përmbushin obligimin kundrejt atyre që ua dhanë besimin. Në të kundërtën do të ndëshkohen po nga të njëjtit në një të ardhme të afërt”.

Presidenti, sipas Ramabajës duhet të zgjidhet me konsensus ose drejtpërsëdrejti nga zgjedhësit, elektorati dhe të jetë figurë unifikuese e jo denigruese, dinake, shaj e përçaj, e cila i bën dëm shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

“E nëse marrëveshjet duhen respektuar, në këtë kontest PDK-së t’i jepet mundësia të kandidojë për postin e kryetarit duke e zëvendësuar me një kandidat tjetër në vend të Thaçit”, thotë Ramabaja. /Zëri

Më Shumë

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj, në stërvitjen e quajtur “Golden Saber 2024”. KFOR-i ka njoftuar se...

Në Prizren zhduket një vajzë

Një vajzë në Prizren është zhdukur që nga data 30 prill. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja femër...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit