Bush në fushatë për Bushin

Ish-presidenti amerikan George W. Bush i është bashkuar fushatës elektorale në mbështetje të vëllait të tij Jeb, që synon të fitojë në nominimet e republikanëve.

Ai u takua me veteranë që morën pjesë në një miting në Karolinën e Jugut ditën e hënë, jo larg zgjedhjeve primare të ditës së shtunë.

Trashëgimia e George W. Bush është kritikuar ashpër nga pretendenti kryesor në kampin e republikanëve, Donald Trump.

Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës, ka shpenzuar shumë para për fushatën e tij por nuk ka dhënë impaktin e duhur tek zgjedhësit.

Ai po përpiqet të arrijë Trump dhe senatorin e Teksasit Ted Cruz, që fituan respektivisht zgjedhjet në Nju Hempshër dhe Ajoua.

Familja Bush deri tani kishte qëndruar larg ambicjeve të Jeb për t’u përfshirë në garën presidenciale. Por javën e kaluar nëna e tij Barbara Bush, bashkëshorte e ish-presidentit George HW Bush, doli në mbështetje të tij.

Ndërsa të shtunën, Jeb doli në mbrojtje të presidencës së të vëllait, duke thënë se ai “ka ndërtuar një aparat sigurie që mban amerikanët të sigurtë”.

Në një debat televiziv, biznesmeni milioner Trump kritikoi presidencën e “W”, duke e akuzuar atë se gënjeu për motivet e luftës në Irak, e cila sipas tij ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit