Anton Çuni dënohet bashkë me tetë ish-eprorë të UÇK-së në Koshare

Vrasja e trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, në shtator të vitit 1998 nga forcat e UÇK-së, ka bërë që sot Gjykata e Lartë e Nishit të dënojë në mungesë tetë ish-eprorë të UÇK-së.

Gjykata e Lartë në e Nishit të mërkurën shpalli fajtorë tetë ish-luftëtarët e UÇK-së për akte terrorizmi dhe urdhëroi që secili prej tyre të dënohej me 15 dhjet burg për përfshirjen e tyre në dy sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare të njëjtën ditë në vitin 1998.

“Ata u dënuan të gjithë për të dyja ngjarjet e ndodhura në shtator të vitit 1998. Gjykata vendosi që ata ishin fajtorë falë videove, që ishin prova kyqe”, ka thënë për BIRN, Goran Gjorgjeviq, avokat i një prej familjeve të ushtarëve të vrarë.

Ata që janë dënuar janë Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Në këtë grup janë dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni i LDK-së dhe Rrustem Berisha i AAK-së.

Aktakuza pretendoi se në fillim ata përgatitën një pritë për trupat kufitare të Ushtrisë Jugosllave duke vendosur mina anti-tank.

Një tank i Ushtrisë Jugosllave shpërtheu minën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë. Pastaj luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë që mbërriti aty për të marrë viktimat.

Prokuroria pretendon se kjo u pasua nga një sulm i dytë menjëherë pas kësaj, në afërsi të pikës kufitare të Koshares, kur të akuzuarit ngritën një tjetër pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti të Ushtrisë Jugosllave, duke hedhur granata dore dhe duke vrarë pesë ushtarë dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas akuzës, luftëtarët e UÇK-së – të cilët dyshohet se kanë sulmuar nga territori shqiptar – më pas i grabitën ushtarët dhe vunë nën shënjestër një tjetër helikopter që erdhi të evakuonte të plagosurit.

“E vërteta është se 15 vjet pas krimeve, ky incident ka epilogun e tij në gjykatë dhe ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë, sidomos për familjet e atyre që u vranë,” tha Djordjeviç.

Një nga burrat e akuzuar, ish-komandant i UÇK-së Rrustem Berisha, i cili tani është deputet i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për BIRN para dhënies së vendimit se aktakuza nuk ishte e besueshme për shkak se akuzat vinin nga një ushtri përgjegjëse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

“Ne kishim uniforma. Ishim ushtarë dhe luftuam kundër ushtarëve. Ushtria Jugosllave vrau civilë, përfshirë edhe të moshuar, fëmijë dhe gra,” tha Berisha.

Vendimi mund të apelohet. /BIRN

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit