Paditet për mashtrim Eni Çobani

Avokatja Eni Cobani, e njohur në publik për emisionin “Shihemi në Gjyq” , është paditur rreth një javë më parë në prokurorinë e Korçës për mashtrim nga shtetasja Valbona Hasankolli, e cila ka pretenduar se është mashtruar prej avokates të cilën e ka pasur si përfaqësuese në një çështje.

Valbona Hasankolli tha se padinë e ka bërë rreth një javë më parë sepse avokatja i ka marrë 3.5 milionë lekë të vjetra për një çështje e cila është pushuar në gjykatë.

Duke sqaruar me detaje marrëdhënien e saj me avokaten Eni Çobani, ajo thekson se: “Kam pësuar një dëmtim në punë dhe për këtë çështje kam marrë avokaten Eni Çobani që të më përfaqësojë në këtë çështje. Hasankolli tha për Citynews se: “Janë zhvilluar disa seanca dhe nga ana e avokates Çobani mu tha se unë e kisha fituar çështjen, ndërkohë informohem se çështja është pushuar”.

Vlabona Hasankolli tha se është takuar me avokaten Eni Çobani në Tiranë. Kjo e fundit i ka kërkuar asaj një shumë tjetër lekësh për të vazhduar çështjen penalisht.

Ndërsa Valbona Hasankolli u shpreh se ka kryer një padi ndaj avokates Eni Çobani. Valbona tha se ndihej e mashtruar nga avokatja Çobani.

Pasi i kishte marrë një shumë prej 3.5 milionë e kishte njoftuar se ajo kishte fituar gjyqin,ndërsa çështja ishte pezulluar. Mësohet se padia është bërë në prokurorinë e Korçës ndërsa së fundmi është transferuar në Tiranë. /Citynews/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit