Diaspora duhet të jetë në parlament

PSHDK-logoPartia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PShDK) e ka vlerësuar të rëndësishëm përfaqësimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

PShDK-ja ka vlerësuar se Republika e Kosovës i ka për obligim për të krijuar kushte që diaspora të përfaqësohet si duhet në Kuvendin e Kosovës.

“PShDK-ja kërkon që diaspora në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohet në institucionet tona dhe zëri i saj të jetë në jetën e përditshme. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë potencial të madh që kemi nëpërmjet krijimit të kushteve dhe lehtësirave, që ata të vijnë dhe ta ndihmojnë ndërtimin e vendit dhe të investojnë pa probleme në vendin e tyre. Mërgata jonë është një potencial i madh që duhet stimuluar me të gjitha format”, thuhet në komunikatën e PShDK-së.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit