6 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Hamiti: Tërnava s’ka të drejtë të rikandidojë

XhabirHamiti-bikKryetari i Kuvendit të Bashkisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti ka thënë se Myftiu Naim Tërnava nuk ka të drejtë rikandidojë për kryetar të këtij institucioni. Sipas Hamitit, myftiut Tërnava një gjë të tillë nuk ia lejon Kushtetuta e BIK-ut.

“Mandati i kryetarit të tanishëm përfundon sipas kontratës që ka më 18.10.2013. I njëjti nuk ka të drejtë rikandidimi për postin e tretë, në bazë të nenit 49, paragrafi i dytë i Kushtetutës së BIK-ut, në të cilin thuhet se: ‘Kryetar i Kryesisë nuk mund të jetë i njëjti person më shumë se dy mandate’”, ka deklaruar Hamiti në intervistën për “Epokën e re”.

Hamiti ka thënë se nuk do t’i ikë kandidaturës për kryetar të BIK-ut. Ai ka thënë se BIK-u ka nevojë të riorganizohet dhe të shkëputet nga mentaliteti i vjetër. “Është absurde që në shekullin XXI, në Kushtetutën e BIK-ut, ende të figurojë neni 44, paragrafi dy, në të cilin thuhet se gjysma e anëtarëve të kryesisë mund të jenë me shkollë të mesme!”, është shprehur Hamiti.

Kryetari i Kuvendit të BIK-ut ka folur edhe për aktivitetet e këtij institucioni gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka thënë se gjatë këtij muaji BIK-u ka bërë përpjekje t’u dalë në ndihmë skamnorëve. Hamiti, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për agjërimin dhe festën e Fitër Bajramit.

Më Shumë

Të shtëna me armë në Suharekë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gjinoc të Suharekës, nën dyshimin se janë përfshirë në një incident me armë zjarri pas...

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar...

Lajmet e Fundit