Beni Kizolli, kandidat i PK-së për kryetar të Prizrenit

BeniKizolli-pkKryesia e Partisë Konservatore të Kosovës propozon këshillit drejtues të partisë Beni Kizollin kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit. Kandidatura e Kizollit do të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e parë të këshillit drejtues të partisë e cila do te mbahet gjatë javës së ardhshme në Prizren.

“Kryesia e partisë Konservatore të Kosovës ka vendosur se Beni Kizolli është kandidati më i volitshëm dhe i duhur për të garuar në zgjedhjet komunale me 3 nëntor dhe gëzon mbështetjen e gjerë të kryesisë, të anëtarëve të partisë dhe të qytetarëve të Prizrenit.

Vetë kandidatura e Beni Kizollit dëshmon se Partia Konservatore ofron një alternativë tjetër të qeverisjes së mirë pasi që në radhët e saj ka anëtarë të fortë, të pa komprometuar, profesionistë, që e duan komunën e Prizrenit dhe luftojnë për interesat e qytetarit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Beni Kizolli rrjedh nga një familje e vjetër prizrenase, është i lindur me 21.06.1983. Ka një përvojë të shquar akademike. Ka përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, Master i Shkencave Teknike si dhe vazhdon Doktoraturën në Universitetin GAZI të Ankarasë në kuadër të Institutit të Shkencave.

Beni Kizolli është një ndër themeluesit dhe aktivistët më të vjetër të Partisë Konservatore të Kosovës. Kontributi i Kizollit në themelimin, regjistrimin, përforcimin dhe shtrirjen e partisë është i pakrahasueshëm dhe i çmuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit