Kuçi e Hoxhaj, në vend të Thaçit

Lëvizjet e reja në Qeverinë e Kosovës. Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi rikthehet zv.kryeministër, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxha sërish në MPJ

Pas zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në pozitën e presidentit të Kosovës, janë krijuar parakushte për plotësimin e tri pozitave të zbrazëta, që i ka ushtruar deri më tani, duke filluar nga pozita e kreut të PDK-së dhe dy pozita në Qeveri, ajo e zëvendëskryeministrit të parë dhe pozita e ministrit të Jashtëm.

Partia Demokratike e Kosovës, deri më datën 7 prill, kur presidenti duhet të japë betimin para Kuvendit dhe ta marrë zyrtarisht ushtrimin e detyrës, duhet të bëjë plotësimin e tri pozitave vakante, që i liron lideri i PDK-së, duke respektuar Kushtetutën e vendit, e cila ia ndalon atij ushtrimin e çfarëdo funksioni tjetër publik dhe politik, përveç pozitës së kryetarit të shtetit.

Sipas burimeve të gazetës ‘Kosova Sot’ brenda PDK-së, lista me plotësim-ndryshimin e pozitave që i liron lideri i PDK-së është e gatshme dhe vetëm pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, duke ndjekur disa procedura të rregullta statusore në nivel të strukturave drejtuese të PDKsë.

Sipas burimeve të gazetës, aktualisht partnerët e koalicionit nuk planifikojnë ndonjë ndryshim esencial, riformatim të kabinetit qeveritar, veç ndryshimeve që po i imponon procesi i ri, e të cilat janë përgjegjësi e PDK-së. /Kosova Sot/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit