Kërkohet arrestimi i Bill Clintonit

Me mijëra njerëz po bëjnë thirrje për arrestimin e Bill Clintonit pasi ish-presidenti thuhet se ka bërë fushatë për bashkëshorten e tij shumë afër vendvotimeve.

Në disa raste, qytetarët amerikanë thonë se ai ka bërë fushatë edhe brenda vendvotimeve.

Një peticion, i nënshkruar nga 95,000 persona, është nisur nga përkrahësit e Bernie Sanders që thonë se Bill Clinton ka bërë fushatë për Hillaryn në afërsi prej rreth 45 metrash nga vendvotimet.

“Kjo është një thirrje për arrestim të menjëhershëm për Presidentin Bill Clinton për shkelje me vetëdije të ligjeve të fushatës”, thuhet mes tjerash në peticionin në fjalë, raportojnë mediat amerikane.

Ndërkaq, në ueb-faqen e Sekretarit të Shtetit Massachusetts, William Galvin, shkruan:

“Në ditën e zgjedhjeve, disa aktivitetet ndalohen të kryhen brenda vendvotimeve dhe në distancë 45 metra larg vendvotimeve”, përfshi edhe “kërkesën e votave pro dhe kundër, apo ndonjë formë tjetër të promovimit apo kundërshtimit të ndonjë personi a partie politike”.

Përkrahësit e Sandersit thonë se ish-presidenti ka marrë pjesë në një tubim jashtë një vendvotimi në New Bedford dhe ka hyrë brenda vendvotimeve në dy komunitete tjera, shkruan “New York Post”.

Hillary Clinton mposhti të martën Sandersin në Massachusetts, 50 me 49 për qind.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit