Hungaria merr hapësirën ajrore të Kosovës

HelikopteriRepublika e Kosovës nuk do të mund ta kontrollojë hapësirën e vet ajrore të paktën edhe pesë vjet. Të paktën përgjatë kësaj periudhe, këtë element të sovranitetit të shtetit do ta kontrollojë Hungaria. Kjo është bërë e mundur në bazë të një marrëveshjeje që së fundmi shteti hungarez ka arritur më KFOR-in. Marrëveshja parasheh që në pesë vjetët e ardhshëm për të gjitha shërbimet ajrore civile në hapësirën e Kosovës t`i ofrojë Hungaria dhe kësisoj ta menaxhojë atë.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është adresimi i të gjitha aspekteve të delegimit të ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën e dizajnuar ajrore te Hungaria, e cila vepron përmes autoriteteve të saj përkatëse dhe OSHNA-s”, thuhet në Nenin 1 të marrëveshjes, një kopje të së cilës ka arritur ta sigurojë gazeta Tribuna.

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit