Ukraina e gatshme të këmbejë të burgosurit

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se ai është i gatshëm të sigurojë lirimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, përmes një këmbimi të burgosurish me Rusinë.

Gjykimi rus i Savchenkos, lidhur me pretendimet se ajo ka ndihmuar në vrasjen e dy gazetarëve rusë në vitin 2014, në lindje të Ukrainës, u përmbyll më 9 mars. Ajo i ka refuzuar akuzat dhe ndodhet në grevë urie që nga 3 marsi, në shenjë proteste për burgosjen e saj.

“Nëse pyetem unë nëse një këmbim i tillë është i mundur, unë do të them ‘po’, për herë të parë, duke e përdorur të drejtën time kushtetuese”, ka thënë Poroshenko në Ankara, pas një takimi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai ka shtuar se Rusia ende nuk ka dalë me ndonjë “iniciativë të kënaqshme”, për një ndërrim të tillë. /REL/

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit