Berisha: Molotovi nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha pas sulmit me koktej molotovi ndaj zyrës së Presidencës, ka thënë se problemet me të cilat ballafaqohet vendi nuk mund të zgjidhen duke përdorur molotovin si mjet.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se e kupton rritjen e pakënaqësisë ndër qytetarë, mirëpo ka bërë thirrje që kjo të shprehet përmes formave demokratike.

Lexoni postimin e plotë të Berishës në Facebook:

Molotovi nuk është mjeti me të cilin mund ti zgjidhim problemet me të cilat po ballafaqohet vendi nga krimi organizuar dhe qeverisja antikushtetuese.
Ne kuptojmë shqetësimin dhe pakënaqësinë në rritje e qytetarëve me institucionet dhe përgjegjësit e tyre që po e falimentojnë shtetin mirëpo përpjekjet tona për t,ja shkurtuar jetën keqqeverisjes duhet të bëhen në përputhje me rregullat e lojës demokratike.

Dëmtimi i pronës publike dhe private nuk është mjeti i duhur për ti arrit ndryshimet jetike për të cilat ka nevojë vendi, prandaj bashkohuni kauzës me mjete demokratike dhe ligjore që ti japim fund qeveris esadiste…
Z.B”.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit