Deputetët dorëzohen para SHIK-ut

Kanë kaluar pesë vjet qëkur në Kuvendin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në mars të 2011-s paraqiti në Kuvend idenë e themelimit të këtij Komisioni.

“Kur e kam nisur atë iniciativë për komision hetimor, ndoshta nuk e kam njohur mjaftueshëm skenën politike. Porse si një aktivist i ri në politikë dhe pa të kaluar pengmbajtëse, kam menduar se është më mirë për Kosovën dhe politikën kosovare që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut. Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, thotë Ramadani.

Ramadani: Politika e ka legjitimuar SHIK-un

Pesë vjet më pas Ramadani vlerëson se ideja që kishte nisur ka qenë e mirë dhe e qëlluar, por, siç thotë ai, e parealizueshme.

Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, ani pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë…/zeri/

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit