Avokati Komunal i Prizrenit shpallet i pafajshëm

Avokati Publik Komunal i Prizrenit, Besim Morina, është shpallur sot i pafajshëm nga akuzat me të cilat e ngarkonte Prokuroria.

Besim Morina akuzohej se duke mos u ankuar në gjykatën e shkallës më të lartë për dy lëndë i ka shkaktuar dëm në patundshmëri Komunës së Prizrenit, interesat e të cilës i mbronte.

“Trupi gjykues ka gjetur se i akuzuari Besim Morina lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar që e ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë kryesuesja e trupit gjykues e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ajser Skenderi.

Ndërsa, në një prononcim për KALLXO.com, pas shpalljes së aktgjykimit, Besim Morina tha se që nga fillimi është ditur pafajësia e tij.

“Që nga fillimi kur është inicu procedura ndaj meje, e kam konfirmu vazhdimisht që nuk kam të bëj me vepër penale. Sot edhe nga ana e trupit gjykues të gjykatës u konfirmua ky konsiderim i imi dhe normal mori vendim mbi lirimin nga akuza”, tha Avokati Publik Komunal i Prizrenit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit