Malisheva nis masat parandaluese për ethet hemoragjike

Sot, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar cikli i parë i fushatës për repelimin e kafshëve shtëpiake, si masë parandaluese ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Repelimi i kafshëve, bëhet me qëllim të mbrojtjes nga rriqrat si bartës të virusit të EHKK, të cilët përmes kafshëve barten tek njeriu si dhe për ndërprerjen e ciklit të shumimit të rriqrave, përkatësisht pamundëson, që rriqra të ushqehet nga kafshët.

Repelimi i kafshëve, bëhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë komunale për bujqësi dhe shtabin komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Kjo formë e luftimit të EHKK, është në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Repelimi i kafshëve, ka filluar sot në fshatrat Banjë dhe Gajrak, ndërsa ky është cikli i parë i repelimit. Deri në fund të vitit, pritet të bëhen katër cikle të repelimit”, tha drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku, i cili e ka vëzhguar nga afë, fillimin e kësaj fushate.

Repelimin e kafshëve, është duke e kryer operatori “Fauna”, i përzgjedhur nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ndërsa në ciklin e parë të repelimit, përdoret preparati “Butox”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit