Jahjaga vizitoi Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, vizitoi vullnetarët e këtij korpusi të cilët janë të angazhuar si në gjimnazin e qytetit në Suharekë.

Presidentja Jahjaga pasi pa nga afër punën e tyre i përgëzoi vullnetarët për kontributin e çmuar që ata po e japin për qytetarët e Kosovës. Ajo tha se angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, transmeton TherandaPost.

Presidentja Jahjaga tha se vullnetarët janë ura lidhëse që forcojnë miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit