7.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Shtëpia e trashëgimisë në Prizren, cak i të droguarve

“Shtëpia është djegur nga faktori njeri. Aty kanë hyrë shumë njerëz të rrugës, të cilët edhe janë droguar dh nga pakujdesia e tyre ajo është djegur”, ka pohuar për “Kosova Sot” drejtori i Drejtorisë së Emergjencës në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq

Të martën, një ndërtesë që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e kompleksit të Kishës Katolike, zonja ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë. Objekti kohë më parë nga pushteti lokal i Prizrenit i është dhënë në shfrytëzim Kishës Katolike të Kosovës.

Rasti i shpërthimit të zjarrit në këtë objekt kërkon hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm nga organet e hetuesisë. Shoqëria civile reagon lidhur me dëmtimet e objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Lidhur me këtë, Hajrullah Çeku, nga OJQ-ja “Ec Ma Ndryshe”, ka thënë se objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit vazhdojnë që të shkatërrohen, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur forma të përshtatshme për ruajtjen e tyre.

Kërkohet nga hetuesia të zbardhet rasti

“EC Ma Ndryshe” ka vlerësuar se institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk e kanë krijuar një sistem të duhur të koordinimit ndërmjet tyre dhe se mungesa e bashkëpunimit po ndikon në degradim. “EC Ma Ndryshe” u bën thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që të ndërmarrin veprimet e duhura konform përgjegjësive ligjore që kanë për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të tillë në pjesë të tjera të Qendrës Historike të Prizrenit, derisa kërkon edhe nga organet e hetuesisë që ta zbardhin rastin në tërësi”, pohon Çeku./kosova sot/

Më Shumë

Varroset i riu nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri

Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë...

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Lajmet e Fundit