8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Sali Asllanaj s’ka konflikt interesi

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka marrë vendimin për të mbyllur rastin ndaj kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ishte hetuar për konflikt interesi.

Kjo agjenci ka ardhur në përfundimin se nuk ka prova që dëshmojnë se Asllanaj ka konflikt interesi gjatë ushtrimit të mandatit aktual.

“Mbyllet rasti ndaj Sali Asllanaj, kryetar i Komunës së Suharekës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Në vendim, gjithashtu theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë, kur mund të paraqiten rrethana të reja. Në arsyetimin e këtij vendimi, AKK-ja ka sqaruar se rasti ndaj Asllanajt është hapur pas një informacioni të deponuar në këtë agjenci, nën dyshimin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, “për të cilin ishte pretenduar se ushtron edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)”, porse ai është mbyllur për shkak se ky pretendim nuk qëndron.

Më Shumë

Zyra e Kryeprokurorit: Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është kërcënuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu. Përmes një reagimi publik, ata...

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Lajmet e Fundit