8.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

LDK e Rahovecit kërkon deputetë dhe ministra në terren

Të shtunën Dega e LDK-së në Rahovec ka mbajtur një mbledhje ku prezent ka qenë edhe kryetari I kësaj dege, Avdullah Hoti.

Kryesia e kësaj dege ka kërkuar prezencë më të madhe të zyrtarëve të LDK-së, ministrave dhje deputetëve në terren për të biseduar me anëtarësi, njofton Klan Kosova.

“Kryesia e Degës vendosi që çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, zyrat e LDK-së në Rahovec të jenë të hapura për qytetarë. Prezent në zyrë do të jetë Kryetari i Degës apo kryesia e ngushtë. Çdo të shtunë do të ftohen zyrtarë të lartë të LDK-së, ministra apo deputetë, për të diskutuar me qytetarë të interesuar. Me këtë rast, dega fton qytetarët e interesuar të vizitojnë zyrat e LDK-së. Kjo është një formë e re e komunikimit të LDK-së me qytetarë”.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Dega e LDK-së në Rahovec mbështet Kryeministrin në realizimin e Programit Qeverisës dhe cakton formë të re të komunikimit me qytetarë

Të shtunën, Dega e LDK-së në Rahovec mbajti takimin e Kryesisë dhe të Nëndegëve. Kryetari i Degës, Avdullah Hoti, informoi degën për zhvillimet në Qeverinë që udhëhiqet nga LDK-ja. Kryesia, në unitet të plotë, i shprehu mbështetje Kryeministrit Mustafa në realizimin e Programit Qeverisës të LDK-së Dega e LDK-së kërkoi që të shtohet më tutje angazhimi i LDK-së në Qeveri dhe në Parlament në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve dhe promovimit të zhvillimit ekonomik.

Kryesia e Degës kërkoi prezencë më të madhe të zyrtarëve të LDK-së, ministrave dhe deputetëve të LDK-së në terren për të biseduar me anëtarësi.

Për këtë qëllim, Kryesia e Degës vendosi që çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, zyrat e LDK-së në Rahovec të jenë të hapura për qytetarë. Prezent në zyrë do të jetë Kryetari i Degës apo kryesia e ngushtë. Çdo të shtunë do të ftohen zyrtarë të lartë të LDK-së, ministra apo deputetë, për të diskutuar me qytetarë të interesuar. Me këtë rast, dega fton qytetarët e interesuar të vizitojnë zyrat e LDK-së. Kjo është një formë e re e komunikimit të LDK-së me qytetarë.

Ndërkaq, gjatë muajit prill, do të mbahet takimet në secilën nëndegë me prezencë të Kryetarit të Degës”.

Më Shumë

Tre të vdekur në Malishevë, dyshohet se u asfiksuan

Tre persona kanë vdekur në Malishevë si pasojë e zjarri në një shtëpi. Lidhur me rastin për Klankosova.tv u prononcua kryeprokurori i Gjakovës Enis Gashi. https://prizrenpress.com/421746-2h/ “Para...

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Lajmet e Fundit