Supremja hedh poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja.

Sipas këtij vendimi lënda i kthehet sërish Gjykatës së Apelit për rishqyrtim.

Me anë të një komunikatë për media nga EULEX-i, bëhet e ditur se të pandehurit, bashkë me 4 të bashkëpandehurit e tjerë, janë shpallur fajtorë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, nga Gjykata Themelore e Prizrenit më 13 mars 2014.

“Të gjithë të pandehurit kanë paraqitur ankesa kundër dënimeve ndaj tyre, dhe më 22 korrik 2015 Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim. Prokurori i shtetit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe më 1 dhjetor 2015 Gjykata Supreme ka pranuar ankesën dhe ka kthyer lëndën në Gjykatë të Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri. Dy të pandehur në këtë lëndë kanë paraqitur kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë kundër këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga të pandehurit si të papranueshme. Prandaj, lënda kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga kolegji i ri, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 1 dhjetor 2015.

Më Shumë

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit