25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Opterushë

Në 17-vjetorin e rënies, përkujtohen 4 dëshmorë dhe 27 martirë të cilët u vranë gjatë luftës së vitit 1999, në fshatin Opterushë të Komunës së Rahovecit.

Në tubimin përkujtimorë morën pjesë banorë të fshatit Opterushë, familjar të Dëshmorëve dhe Martirëve, z.Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edmond Kabashi, kryetar i këshillit të fshatit Opterushë tha se kanë kaluar 17 vite dhe do të kalojnë edhe shumë vite tjera, shekuj tjerë, e kujtimi për dëshmorët tanë , bijtë e bijat më të mirë të atdheut do të mbetet i gjallë dhe i freskët në kujtesën tonë. Ka vetëm një rrugë, nëpër të cilën ecën liria, liria arrihet me gjake, arrihet me mund dhe ndërtohet me Dëshmorë dhe Martir.

Dëshmorët dhe Martirët janë krenaria dhe nderi i kombit, janë zemra dhe liria e Kosovës, si çdo vend edhe fshati Opterushë e pagoi lirinë shumë shtrenjtë, e pagoi me gjakun e me të dashurve tanë që ranë për lirinë tonë, për Kosovën tonë dhe për Shqipen tonë.

Kryetari i Komunës Idriz Vehapi, në fjalën e tij tha se nuk është lehtë të flasësh në raste të tilla, këtë e dimë të gjithë, duhet të jemi përgjegjës para familjarëve të cilët kanë humbur me të dashurit e tyre, mirëpo ky ishte fati jonë. Viti 1998-99, ishte kulmi, ku ushtria dhe policia kriminale serbe treguan para botës se janë të etshëm për dy gjera për gjake dhe për plaçkitje këtë e dinë e tërë bota.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dhe z.Ali Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme

Ansambli “Bresana” nga treva e Opojës gjatë vitit 2024 është paraqitur në disa festivale të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Në festivalet e...

E premte e nxehtë, temperaturat shkojnë në 25 gradë celsius

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor. Si bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat...

Lajmet e Fundit