12.8 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

Sërish koncerte në Bataclan

Në sallën e famshme të koncerteve në Paris, “Bataclan”, do të mbahen sërish koncerte, por kjo vetëm në nëntor, atëherë kur edhe mbushen një vit që kur kryeqyteti francez ishte cak i disa sulmeve terroriste që lan rreth 130 persona të vdekur.

Bëhet e ditur se në skenën e “Bataclan” do të ngjitet më 16 nëntor këngëtari britanik Pete Doherty, kurse dy ditë pas tij Youssou N’Dour.

Rikujtojmë se 90 nga 130 personat që u vranë në sulmet e 13 nëntorit ndodheshin në koncertin e grupit nga SHBA “Eagles of Death Metal” në “Bataclan” dhe se ndër viktimat ishte edhe menaxheri i tyre.

Edhe ky grup ka shprehur dëshirën që të kthehen për të performuar sërish në “Bataclan”. Ata madje e vazhduan koncertin e mbetur në gjysmë në muajin shkurt në Olympia në Paris, duke i ftuar të gjithë të mbijetuarit e sulmeve të bëhen pjesë e koncertit.

Pas asaj që ndodhi më Paris shumë artist të famshëm anuluan koncertet e tyre në shtetin francez, për shkaqe sigurie.

Ndër ta ishte edhe grupi legjendar U2, që koncertin e planifikuar për nëntor e majti në muajin dhjetor dhe këngën e titulluar “Streets of Surrender” ua dedikoi të gjithë viktimave të Parisit.

Më Shumë

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët...

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Personalitete – Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi”. Dy...

Lajmet e Fundit