6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Veseli merr përkrahjen amerikane për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, përveç takimeve individuale që kishte me senatorë e kongresmenë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Senat dhe Kongres, takoi edhe një grup senatorësh të kryesuar nga John Boozman.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, senatorët përfaqësonin komitete të fushave të ndryshme, me ç’rast Kryetari Veseli i informoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjithashtu, Kryetari Veseli pati dhe një takim të veçantë me një grup kongresmenësh të kryesuar nga Kongresmeni Robert Aderhold.

Në të dyja takimet, Kryetari Veseli shfrytëzoi rastin të falënderojë senatorët dhe kongresmenët për përkrahjen dhe miqësinë e madhe që SHBA-ja i ofron Kosovës. Po ashtu, në këto takime u diskutua për mundësitë që kjo mbështetje të vazhdojë, por edhe të zgjerohet në fusha të caktuara, sidomos për zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Takim të veçantë, Kryetari Veseli ka zhvilluar edhe me senatoren e Iowa-s, Joni Ernst, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës me këtë shtet, me interesim të rritjes dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Në takim u fol edhe për ndihmesën që do të kenë institucionet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Iowa-s. /Telegrafi/

Më Shumë

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit