Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov

Guxim GrabovciNatën e së shtunës Guxim Grabovci po udhëtonte me veturë drejt Grykës së Rugovës. Djalin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, po e shoqëronte edhe një shok i tij, Meriton Isufi.

Përveç se po shkonin për të bërë qejf në vendin piktoresk të Dukagjinit, Guximi në bagazh kishte edhe dy armë luftarake. Një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë,shkruan Tribuna

Por rrugës për atje ata u ndaluan nga një patrullë e policisë kufitare ku pas kontrollit u janë gjetur armët. Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit