32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Dybala, Coman dhe Saul – më të mirët e vitit

Paulo Dybala, Ousmane Dembele, Kingsley Coman dhe Saul Niguez janë zgjedhur nga Goal.com lojtarët e ri më të mirë të vitit në ligat përkatëse.

Dybala ka shkëlqyer në Serie A duke shënuar 16 gola, derisa ka dhuruar edhe tetë asiste. Dybala ka marrë 42 % të votave për çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Serie A.

22 vjeçari la prapa bashkëlojtarin, Paul Pogba, gjithashtu edhe sensacionin e vitit në Serie A, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma. I katërti u rendit talenti i Fiorentinës Federico Bernardeschi, i ndjekur nga bomberi i Interit Mauro Icardi dhe sulmuesi i Torinos Andrea Belotti, që kompletojnë top gjashtën më të mirë në Serie A.

Në Ligue 1, 18 vjeçari i Rennes, Dembele ka marrë 39 % të votave, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 23 paraqitje.

Pas tij u renditën Adrien Rabiot, Sofiane Boufal, Thomas Lemar, Vincent Koziello dhe Alban Lafont, përsjell Gazeta Express.

Në Bundesligë çmimin si lojtari i ri më i mirë i sezonit, nga votuesit e Goal.com, e fitoi sulmuesi i Bayernit, Kingsley Coman.

Ish asi i Juves, la prapa të riun e Borussia Dortmundit, Julian Weigl, atë të Borussia Monchengladbach, Mahmoud Dahoud, i cili u rendit i treti, derisa pas tyre vijnë Julian Brandt, Jonathan Tah dhe Timo Horn, që kompletojnë listën prej gjashtë lojtarëve të ri më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Në Spanjë lojtari më i mirë i ri në La Liga, sipas votuesve të Goal.com, është zgjedhur i riu i Atletico Madridit, Saul Niguez, i cili shkëlqeu ndaj Bayern Muncihut, ku shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Saul la prapa bashkëlojtarin e tij, portierin Jan Oblak. I treti i rendit ylli i Barcelonës i huazuar te Villarreal, Denis Suarez për të vazhduar me mbrojtësin e Bilbaos, Aymeric Laporte. Në pozitën e pestë renditet anësori i Real Madridit, Marco Asensio, që është i huazuar te Espanyol, derisa Williams mbyll listën e gjashtë lojtarëve më të mirë të ri në La Liga për sezonin që po lëmë pas.

Derisa kujtojmë se Delle Alli i Tottenham, është zgjedhur edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i ri në Premierligë.

Më Shumë

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur aventurën e tij në La Liga dhe është shumë pranë një rikthimi në Superligën turke — kampionatin...

Lajmet e Fundit