10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Në Rahovec shënohet Dita e Lirisë së Shtypit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, do të hapë një ekspozitë me gazeta të vjetra, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Po ashtu, DKRS ka planifikuar edhe mbajtjen e një tryeze, ku do të debatohet rreth gjendjes së medies në komunën e Rahovecit dhe prezantimin e zhvillimeve në këtë komunë.

Të pranishëm në këtë debat, do të jenë njohës të çështjeve të medies, përfaqësues të portaleve informuese, gazetarë e ish-gazetarë të kësaj komune.Pjesëmarrja e qytetarëve dhe grupeve të shoqërisë civile është e mirëpritur.

Drejtoria e Kulturës ka planifikuar edhe ndarjen e mirënjohjeve për gazetarët që kanë raportuar nga kjo komunë.

Aktiviteti mbahet më 3 maj 2016, në orën 14:00 në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit