14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Partia e Zafir Berishës nënshkruan marrëveshje me Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje! dhe Bashkimi Demokratik (BD) i Zafir Berishës, kanë formuar bllokun opozitar në Prizren.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të nënkryetarit të LVV-së, Driton Çaushi, deputeti Mytaher Haskuka si dhe zyrtarëve të Bashkimit Demokratik.
Zyrtari i VV-së Arbër Rexhaj, tha se këto dy subjekte politike do të veprojnë si fuqi opozitare në këtë qytet.

“Pas bisedave paraprake me drejtuesit e BD-së, jemi dakorduar për formimin e këtij blloku opozitar, brenda Kuvendit të Prizrenit, për të vepruar si fuqi opozitare përmes bashkërendimit të aktiviteteve për qëndrime të përbashkëta kundër keqqeverisjes që po i bëhet nga partitë në pushtet , për t’i shërbyer interesave publike dhe atyre qytetare”, tha Rexhaj.

Shef i Grupit të Kuvendarëve të BD-së, Skender Susuri tha se kjo marrëveshje është filozofi e re e vendimmarrjes në komunën e Prizrenit.

“Ne synojmë të jemi në radhë të parë edhe zëri i qytetarëve prizrenas në organin më të lartë legjislativ në komunë”, tha Susuri.
Susuri, tregoi se bisedime për t’iu bashkuar këtij blloku kanë pasur edhe me zyrtarë dhe kuvendarë të LDK-së, partisë më të madhe opozitare për nga numrat në Kuvend, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për këtë çështje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit