6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Panairi i Librit, në nderim të emrave të mëdhenjë

Prej datës 7 – 12 qershor të këtij viti, në Prishtinë, do të mbahet edicioni i 18-të i Panairit të Librit.

Në edicionin e 18-të të Panairit të Librit, i cili do të mbahet prej 7 – 12 qershor, do të marrin pjesë rreth njëqind shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi. Në këtë panair pritet të prezantohen rreth 1.200 tituj të rinj librash dhe rreth 4.500 tituj të viteve të fundit.

Ashtu si çdo vit, Panairi do të shoqërohet me aktivitete kushtuar personazheve apo periudhave të caktuara në letrat shqipe siç është 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit, 400-vjetori i vdekjes së Servantesit, 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës, 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit, 100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Gjeraldinë, 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit, 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit, 90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës, 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qoses apo 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit.

Të gjitha personalitetet do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera përgjatë panairit.

Në ditën e fundit të panairit do të ndahen çmimet speciale për librat më të mirë në prozë, poezi, kritikë, studime letrare, eseistikë, publicistikë, përkthim letrar si dhe do të shpallet “Shkrimtari i vitit” nga letërsia shqipe dhe “Shkrimtari i vitit” nga letërsia e huaj, si dhe “Stenda më e vizituar e panairit”./Gazeta Express/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit